Djali i Adem Demaçit do votë me meritë, jo për hir të babait

14.09.2019 20:49:26

Njëri nga garuesit për të zënë vend në Kuvend, po përkrahet goxha shumë nga masa, me faktin se është i biri i një veprimtari të shquar.

Shqiptar Demaçi po thotë se do që t’i marrë votat me meritë dhe jo për hir të babait të tij, Adem Demaçit.

Demaçi është në listë të kandidatëve për deputetë nga PDK-ja.

Ai para pak kohësh iu bashkua partisë së Kadri Veseli.