Djali i Sadamit, ja si i torturonte dhe vriste sportistët që dështonin…

04.07.2020 07:43:54

Ishte i plotfuqishëm, i pasur dhe i aftë të realizonte çdo dëshirë që kishte. Udaj Husein ishte djali i madh i Sadam Husein, por në Irak ai ishte një figurë më e frikshme se vetë i ati. Ndërsa Sadami ishte një diktator, i cili mbante nën kontroll vendin nëpërmjet policisë sekrete dhe presionit mbi popull, i biri e praktikonte gjithçka. Një maniak i dhunës, i cili kënaqej duke torturuar të tjerët. Madje, nuk pranonte që t’i shihte duke u rrahur, por dëshironte ta bënte vetë një gjë të tillë.

Një vrasës i lindur, i cili nuk mund të ndalej nga askush… Udaj Husein ishte cilësuar si pasardhësi i të atit, në kryer të Iakut, por sjellja e tij problematike bëri që gjërat të ndryshojnë dhe ai të humbasë besimin në familje. Vrasjen e parë ai e bëri kur ishte 16-vjeç dhe ekzekutoi me një plumb në kokë një mësues. Më pas, doli i qetë nga klasa kur vrau profesorin dhe u tha shokëve: – “Më turpëroi në sy të të dashurës”. Gjithsesi, vrasja që tronditi rëndësinë e tij në familje ndodhi në vitin 1988.

Gjatë një feste që po zhvillohej për nder të ditëlindjes së Suzan Mubarak, bashkëshortes së presidentit të Egjiptit, Udaj vrau mikun më të afërt të babait të tij, duke e therur në mes të tavolinës së të ftuarëve. Një makabritet, i cili i kushtoi jo pak. Sadami u mërzit aq shumë, sa vendosi ta burgosë dhe ta dënojë me 7 vite heqje lirie, por ndikimi i pjesëtarëve të tjerë të familjes dhe e vetë Mbretit Husein të Jordanisë, bëri që ai të lirohet nga burgu pas vetëm pas 3 muajsh. Familja vendosi ta dërgojë në Zvicër si ndihmës i Ambasadorit iraken, por shteti zviceran e dëboi pak kohë më pas, sepse kërcënoi me jetë disa qytetarë në restorant.

Me rikthimin në Irak, Sadami e vendosi në krye të Komitetit Olimpik dhe Federatës së Futbollit. Në fakt, ky ishte një lajm tepër i hidhur për të gjithë sportistët.
Në krye të sportit