“Djali i Schumacher mund ta shpëtojë Formula 1”

04.01.2017 21:39:54

Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone, uron dhe shpreson që një ditë Mick Schumacher, djali i pilotit të madh gjerman Michael Schumacher, të ndjekë gjurmët e babait dhe të garojë në Formula 1. Sipas tij, mbiemri Schumacher mund të jetë shpëtimi i këtij sporti, që prej vitesh vuan nga kriza e largimit të tifozëve. “Nëse ka edhe vetëm 1% nga talenti i babait të tij, përse jo, mund të garojë në Formula 1. Të kesh sërish në pistë mbiemrin Schumacher do të ishte një gjë e mirë për këtë sport”, tha Ecclestone, që ka përshëndetur kalimin e 17-vjeçarit Mick në garat e kategorisë së Formula 3 këtë sezon.