Djali i zv/kryeministrit prezent kur u formua ushtria

14.12.2018 19:50:47
Formimin e ushtrisë së Kosovës si duket e kanë përjetuar me emocione edhe më të vegjlit.

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, padyshim që do të jetë njëri ndër vendimet më të mëdha dhe të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

E përderisa, ky vendim do të ndikojë në të ardhmen e vendit, do të ndikojë edhe në sigurinë e gjeneratave të reja.

I tillë është edhe Ulku Gashi, djali i zëvendëskryeministrit Dardan Gashi dhe moderatores së njohur Jehona Bajrami-Gashi.

Ujku, sot e përjetoi për së afërmi formimin e Ushtrisë së Kosovës. Ishte prezent në objektin e Kuvendit. Ai u takua edhe me krye-parlamentarin, Kadri Veseli.

Madje ai bashkë më zv.kryeministrin Gashi e kanë kujtuar në këtë ditë, presidentin e ndjerë Dr. Ibrahim Rugovën duke realizuar një fotografi pranë fotografisë së presidentit Rugova.