Djaloshi 11-vjeçar, që u rrëmbye në Shtime, tregon si u iki rrëmbyesve (Video)

09.04.2018 21:08:13

Tre persona të maskuar e kanë futur me dhunë në një automjet xhip, pasditen e së dielës, 11-vjeçarin nga komuna e Shtimes, Erëlis Tafa.

Me duar të lidhura, djalin e kanë dërguar në një lokacion disa kilometra larg shtëpisë së tij. Por vetëm disa orë më pas, ai ka arritur që t’iu ikë rrëmbyesve.

Mirëpo, ka disa dallime mes asaj që e thotë policia e asaj që e thotë protagonisti i rastit që ndodhi mbrëmë në Shtime, e që po hetohet si rrëmbim.

Ndërkaq, organet e rendit, po zotohen të zbardhin deri në fund incidentin me 11 vjeçarin, Erëlis Tafa.

E babai i këtij të fundit, nuk e përjashton mundësinë se pas rrëmbimit qëndron dikush që i ka borxhe të mëdha.