Djaloshit nga Kaçaniku i nevojitet ndihma e qytetarëve

21.09.2016 12:34:41

Djaloshi 9 vjeçar, Mustafë Zeqiri nga Kaçaniku i Vjetër ka nevojë për ndihmë financiare për tu mjekuar nga sëmundja që e ka lënë në karrocë.

Babai i Mustafës, Imer Zeqiri ka thënë për Telegrafin se gjendja e tij është shumë e rëndë.

Sipas tij, djali është në pelena dhe nuk e jeton jetën si gjithë fëmijët e tjerë.

“Mjekimi i djalit duhet të bëhet në Gjermani dhe kushton shumë”, tregoi shqetësimin e tij, Imeri.

Te gjithë të interesuarit për ta ndihmuar Mustafën mund të kontaktojnë familjen e tij në këtë numër të telefonit: +37744749965. /Telegrafi/

1

2

3

4

6