Dje: Jo Demarkacion e Asociacion! Sot: Asociacion për Demarkacion! Nesër…?

27.02.2018 13:27:49

Nga Rexhep Kastrati

Tashmë në Bruksel është duke u negociuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, dhe këto negociata po i udhëheq një Qeveri e drejtuar nga njeriu që deshi e kalli Kosovën në emër të kundërshtimit të Asocacionit dhe të Demarkacionit.

Në fakt, është për të theksuar se këto negociata po zhvillohen në mënyrë urgjente dhe në kontekst të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, e për të cilin vota e listës “Srpska” është e nevojshme, përderisa edhe VV po qëndron fort në angazhimet kundërshtetërore dge kundërkombëtare.

Vetë fakti se këto negociata po zhvillohen në kontekst të ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, dhe kushtëzimet e listës “Srpska” që votën e tyre ta japin për Demarkacionin me kushtin që të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, tregon se çfarë pazare të ndryra është duke bërë Ramush Haradinaj, e bashkë me të edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli në dëm të Kosovës.

Tashmë është e tepërt të kujtohet se pikërisht Ramush Haradinaj ishte ai që bashkë me Albinin, Fatmir Limajn dhe sojin e tyre desh ia vunë flakën Kosovës në emër të kundërshtimit të Asociaiconit dhe Demrakacionit, por nuk është e tepërt për të kujtuar për të satën e herë se qëllimi i vërtetë ka qenë që të rrëzohej një Qeveri e përgjegjshme dhe me një shumicë abolute, që nuk mund të kushtëzohej as të shantazhohej, dhe të vinte një Qeveri që varet tërësisht nga vullneti i Beogradit dhe që është e gatshme të bëjë si të dojë Serbia.

Në mandatin e kaluar, Demarkacioni ka mundur të kalojë pa votat e serbëve, pra këta të fundit nuk kanë mundur të kushtëzojnë me themelimin e Asociacionit, dhe këtë të fundit nuk kanë mundur ta kushtëzojnë që të themelohet pa vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Qëndrimi i Qeverisë së kaluar dhe i kryeministrit Mustafa ka qenë që Asociacioni mund të themelohet vetëm në bazë të vëretjejeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, kurse qëndrimi i Serbisë ka qenë dhe vazhdon të jetë që ai të themelohet vetëm në bazë të Marrëveshjes së Brukselit të negociuar dhe të përmbyllur gjatë Qeverisë “Thaçi” 2.

Pra, me rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”,  që e bënë, Serbia, PDK, VV, AAK, pakicat joserbe dhe veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, Beogradi arriti qëllimin  e saj: të imponojë një Qeveri vazale ndaj saj, institucione që i nënshtrohen vullnetit të Qeverisë serbe, të shumëfishojë peshën e votës së serbëve në Kuvendin e Kosovës dhe të mbajë të ndezur shkëndijën e destabilizimit të Kosovës.

Praktikisht, Serbia e ka në dorë Kosovën dhe me të mund të bëjë ç’të dojë: ta destabilizojë, ta mbajë pezull, ta bllokojë, ta shantazhojë dhe të imponojë zgjidhje çfarë t’ia dojë qejfi dhe në fund të vlerësohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Po shndërrimi i FSK-së në FA sa do t’i kushtojë Kosovës, nëse Asociacioni është kusht për votën serbe për Demrakacionin, apo strategjia e Serbisë është që ta lëjë Kosovën edhe pa FA, edhe pa Demarkacion, përkatësisht të pretendojë më shumë sesa thjesht një Asocacion?

Pra, nëse të djeshmen po e dimë, të sotmen po e shohim, e nesërmja a do të gdhijë vetëm me Asociacion apo më tepër, më keq dhe më rëndë se kaq?