PDK, AAK e Nisma, të koalicionuara në PAN, po rrezikojnë seriozisht marrëdhëniet Kosovë – SHBA

28.02.2019 18:34:32

Nga Isuf Qetaj


Të bashkuara si LPK-e gjatë viteve `90-ta, e kundërshtonin Shtetin e organet paralele të Rugovës dhe u shërbenin interesave të Serbisë.
Gjatë Luftës në vitet 98/99 e kundërshtonin me çdo mjet e menyrë, deri në vëllavrasje, organizimin e UÇK-së, me profesionalizëm nga organet e Republikës së Kosovës ( FARK-u ). Kuptohet, edhe ky kundërshtim nga LPK-ja bëhej në interes të Serbisë.
Pas Luftes LPK-ja ndahet në tri Organizata, por lufta kundër njerëzve të Rugovës, të cilët e kishin përkrahjen e popullit, me votën e lirë, vazhdoi nga PDK, AAK e Nisma. Kuptohet edhe vrasjet politike, këto Organizata i bënin në interes të Serbisë.
Tani këto Organizata , për ta permbyllë emisionin antikombëtar, në interes të Serbisë, u ka mbetur edhe një punë. Shkatërrimi i marrëdhënjeve me SHBA-në. Dhe, kështu e fundosin edhe amanetin e fundit të Presidentit Rugova: “Miqesinë e përhershme me SHBA-në”.
Me ndihmen e Zotit edhe SHBA-ve, shpresojmë që ky hap i fundit mos të lejohet që të ndodhë, sepse do të ishte edhe fillimi i fundit të projektit të Presidentit Rugova.
Republika e Kosovës, shtet i pavarur, i integruar në BE e NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.