DnV: Lladrovci fitues me 63 % të votave

18.12.2016 20:57:07

Demokracia në Veprim ka dalë me rezultatet preliminare nga numërimi i votave në 95% të vendvotimeve që kanë nxjerrë kandidatin e PDK-së, Ramiz Lladrovci si kryetar të Komunës së Drenasit.

Sipas këtyre rezultateve, Isa Xhemajlaj, Nisma për Kosovën ka  37% të votave dhe Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës ka 63%.