“Do izolohemi, sepse kështu…”, ylli i Hollivudit dhe bashkëshortja të prekur nga koronavirus

12.03.2020 10:23:31

Ky virus vdekjeprurës kinez nuk po kursen askënd nga politikanët deri tek artistët.  Së fundmi aktori i  mirënjohur Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson janë infektuar nga koronavirusi.

Sipas BBC, është mësuar se aktori dhe bashkëshortja  e tij, Rita, kanë qenë së fundmi në Australi për produksionin e një filmi te Baz Luhrmann. Gjatë kësaj kohe ato jannë përballur edhe  me të vërtetën se janë të prekur nga koronavirusi.

Hanks dhe Wilson, të dy 63 vjeç, kanë kërkuar këshilla mjekësore pasi kanë treguar edhe në rrjetet sociale se ata janë të prekur nga koronavirusi.

“Përshëndetje njerëz. Rita dhe unë jemi këtu në Australi. U ndjemë pak të lodhur, kishim ftohtë dhe dhimbje trupi. Rita kishte edhe dridhje që vinin dhe iknin. Temperaturë të lehtë po ashtu. Për të bërë gjërat siç duhet, siç ka nevojë bota tani, ne u testuam për koronavirus dhe rezultuam pozitiv. Çfarë do bëjmë tani? Ekipet shëndetësore kanë protokolle për të ndjekur. Ne do të izolohemi për aq kohë sa të ketë nevojë shëndeti dhe siguria publike. Do ju njoftojmë. Kujdesuni për veten”- ka shkruar aktori.

Në rang global janë regjistruar 4638 viktima dhe mbi 126,258 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i të prekurëve  ka shkuar në  827 dhe janë prekur  mbi 12 mijë të tjerë.

SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i  këtij virusi. Greqia shënoi viktimën e parë sot nga koronavirusi.