Do ta pres copa copa, e gjen në thes”, ja biseda tronditëse e vrasjes së gazetarit

11.09.2019 10:24:28

Në regjistrimet e marra brenda konsullatës Saudite në Stamboll, pak minuta para krimit, vrasësit e Jamal Khashoggi e përshkruanin gazetarin si ‘një kafshë që duhet të flijohet’.

Në transkriptimin e plotë të regjistrimeve, i botuar të martën zbulohet se si  Maher Abdulaziz Mutreb, i dërguari për të bërë që Khashoggi të heshtë përgjithmonë, doktori Salah Muhamed Al-Tubaigy, i cili i preu trupin, folën përpara për vrasjes.

Mutreb thotë se trupin e Khashoggit duhet ta fusnin në një thes, por Al-Tubaigy thotë se ai është shumë i rëndë dhe i gjatë, kështu që do të duhet të pritet dhe të futet në valixhe.

Transkripti tregon më pas bisedën përfundimtare të Khashoggi me dy burrat dhe një bashkëpunëtor pa emër, përpara se ai të drogohej dhe të kishte mbi  kokë një qese plastike.

“Unë kam astmë. Mos e bëni se do të më mbysni!”, janë fjalët e fundit të Khashoggit para se të dëgjohen tingujt e një beteje dhe trupi i tij që shpërbëhet.

Audio u gjet nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë, në mikrofona të fshehur brenda konsullatës Saudite në Stamboll më 2 tetorin e kaluar.

Khashoggi, një ish-kritik i regjimit saudit, kishte shkuar në konsullatë atë ditë për të nënshkruar letrat e martesës në mënyrë që të mund të martohej me partneren e tij, Hatice Cengiz.

Sidoqoftë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe kritikët e regjimit besojnë se Princi i Kurorës Mohamed bin Salman, sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, e dha vetë urdhrin.

Pjesa e parë e regjistrimit detajon një bisedë midis Maher Abdulaziz Mutreb, dhe Dr. Salah Muhammed Al-Tubaigy, kreu i provave mjekoligjore në Departamentin e Sigurisë së Përgjithshme Saudite,  i cili ishte përgjegjës për prerjen e trupit të Khashoggit .

Kaseta është e regjistruar në orën 1.02 pasdite, vetëm 12 minuta para se Khashoggi të mbërrinte në konsullatë.

‘A është e mundur ta vendosim trupin në një thes?’ , dëgjohet Mutreb duke pyetur.

Al-Tubaigy përgjigjet: ‘Jo. Shumë i rëndë, shumë i gjatë gjithashtu. Në fakt, unë gjithmonë kam punuar me kufoma dhe di si të shkurtoj shumë mirë. Kurrë  nuk kam punuar në një trup të ngrohtë, por do ta menaxhoj edhe atë me lehtësi. Zakonisht  vë kufje dhe dëgjoj muzikë kur shkurtoj kufoma. Ndërkohë  pi kafe dhe cigare. Pasi ta pres, ju do t’i mbështillni pjesët në qese plastike, t’i vendosni në valixhe dhe t’i nxirrni jashtë (nga ndërtesa)”.

Momentet e fundit të Khashoggi:

Mutreb: Lini një mesazh për djalin tuaj!

Khashoggi: Çfarë  duhet t’i them birit tim?

Mutreb: Do të shkruani një mesazh, le të provojmë; na tregoni.

Njeriu i paidentifikuar: Preje

Khashoggi: Çfarë duhet të them, ‘që do ta shoh së shpejti’?

Mutreb: Do të shkruani diçka si ‘Unë jam në Stamboll. Mos u shqetëso nëse nuk mund të vish tek unë ‘.

Khashoggi: Nuk duhet të them që jam rrëmbyer.

Njeriu i paidentifikuar: Hiq xhaketën!

Khashoggi: Si mund të ndodhë një gjë e tillë në një konsullatë? Nuk do shkruaj asgjë.

Njeriu i paidentifikuar: Preje!

Khashoggi: Unë nuk po shkruaj asgjë.

Mutreb: Shkruaj, zoti Jamal! Nxito! Na ndihmoni që të mund t’ju ndihmojmë, sepse në fund do t’ju çojmë përsëri në Arabinë Saudite dhe nëse nuk na ndihmoni ju e dini se çfarë do të ndodhë përfundimisht.

Khashoggi: Këtu ka një peshqir. Do të më drogoni?

Al-Tubaigy: Ne do t’ju vëmë në gjumë.

Khashoggi atëherë u drogua, duke u thënë rrëmbyesve  të tij ‘mos ma zini gojën’ pasi i vendosën një qese plastike mbi kokë.

‘Unë kam astmë! Mos e bëj, do të më mbytësh ’, janë fjalët e fundit të Khashoggit.

Më pas dëgjohen tingujt e mundimit dhe mbytjes, me momente të shkurtra diskutimi mes vrasësve, të cilët janë në dyshim nëse ai është akoma duke lëvizur.

Në një moment dikush thotë që ‘vazhdoni të shtyni’.

Në orën 1.39 të pasdite dëgjohet tingulli i një sharre, ndërsa ekipi fillon të presë  trupin e Khashoggit. Procedura vazhdon për 30 minuta.

Mendohet se pjesët e trupit të Khashoggi u futën në valixhe dhe u bënë nga ambasada. Eshtrat e tij nuk u gjetën kurrë.