Do të befasohuni me punët që bëjnë futbollistët e San Marinos

14.10.2016 22:47:32

San Marino ka një nga skuadrat përfaqësuese më të dobëta në futboll. Arsyeja? Shumica e lojtarëve nuk janë futbollistë profesionistë.

Është njësoj sikur ju të bashkoheni me djemtë e lagjes dhe të luani kundër Gjermanisë.

Sot do ju tregojmë se çfarë punësh bëjnë futbollistët e San Marinos kur nuk janë duke u munduar që të mos pësojnë më shumë se 10 gola në një ndeshje ndërkombëtare:

Aldo Simoncini – Llogaritar

Fabio Vitaioli – Pronar lokali

Cristian Brolli – Student

Davide Simoncini – Llogaritar

Alessandro Della Valle – Bankier

Enrico Cibelli – Barist

Matteo Coppini – Punëtor në një fabrikë vaji ulliri

Michele Cervellini – Student

Danilo Rinaldi – Punëtor në një fabrikë mobiljesh

Trajneri Giampaolo Mazza – Mësues fiskulture