“Do të investojmë në Kroaci edhe 400 milionë euro”

29.07.2016 18:28:41

Ambasadori turk në Kroaci, për ndikimin e grushtit të shtetit të dështuar të kohëve të fundit në ekonominë turke, gjendja e investimeve turke në Kroaci, planet e mëtejshme të investimeve që lidhen me vendin tonë, ankesat e investitorëve dhe potencialet e pashfrytëzuara të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjendja pas grushtit të shtetit të dështuar që u përpoq të bëjë një pjesë të ushtrisë turke ishte arsyeja jonë për të folur me ambasadorin e këtij vendi në Republikën e Kroacisë, Ahmet Tuta. Turqia është e rëndësishme për Kroacinë, jo vetëm për shkak të marrëdhënieve të forta tregtare, por edhe për shkak se investitorët turq në vitet e fundit kanë investuar qindramiliona euro në projekte të ndryshme, kryesisht në turizëm.

A do të ndikojnë në ekonominë turke kritikat e qeverive përendimore për shkak të politikës që autoriteve turke ndaj pjesëmarrësve të grushtit të mëparshëm të shtetit, por edhe ndaj mediave të atjeshme? Sa do të ngadalësojnë planin e Truqisë që deri më 2023 të hyjë në rrethin e 10 vendeve më të zhvilluara të botës, puçi i dështuar dheb pasojat e tij?

Është e qartë se përpjekja për grushtshteti ka pasur ndikim të kufizuar në ekonominë turke. Menjëherë pas përpjekjes së dështuar, Banka Qendrore turke njoftoi një seri masash për të siguruar stabilitetin financiar dhe për të minimizuar efektet negative të një përpjekjeje të dështuar për grushtshteti. Qytetarët treguan besim të plotë në qeveri, e pas grushtit të dështuar të shtetit, kanë blerë me monedha të huaja shumë lira turke, edhe pse në kohë krize pritet prirje e kundërt. Ne mund të presim disa efekte të drejtpërdrejta në ekonominë tonë në afat të shkurtër, por ekonomia turke mbetet e fortë dhe elastike, e gatshme për të përballuar të gjitha sfidat. Ekonomia e Turqisë në vitin 2015 u rrit me katër për qind, vendi ynë ka një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në mesin e vendeve të OECD-së në vitin 2016, ndërkohë që GDP në tremujorin e parë u rrit 4.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Turqia ka një qëllim ambicioz për t’u bashkuar me vendet me të ardhura të larta. Në këtë aspekt, do të vazhdojë të zbatojë reformat e saj aktuale ekonomike dhe strukturore pa vonesë.

Investitorët turq, në vitet e fundit kanë investuar shumë në Kroaci, sidomos Dogus grupi. A do të vazhdojnë investimet me ritme si të gjertanishmet?

Po, Dogus Group ka investuar 250 milionë euro, qëllimi i së cilës është për të rrumbullakësuar investimin prej 400 milionëve. Dogus Group pati një ndikim të jashtëzakonshëm në disa destinacione turistike kroate, dhe janë të gatshëm që të vazhdojnë të investojnë në projektet e zhvillimit në Kroaci, për aq kohë sa ata nuk të çojnë në nivelin më të lartë. Në Zarën e vjetër,afër fabrika Marasca do të investojë 100 milionë euro në një hotel me 130 dhoma të cilësisë me pesë yje. Do të jetë i pari hotel Hyatt në Kroaci. Qëndron në plan edhe ndërtimi i 100 shtëpive rezidenciale dhe qendrave tregtare-argëtuese. Megjithatë, investitorët gjithashtu kanë disa probleme. Grupi Dogus ka marr pjesë në tenderin publik për fushën e marinës detare të Zarës, i shpallur më 31 korrik 2014, por nuk janë publikuar ende rezultatet, edhe pse ajo duhet të ketë ndodhur 16 muaj më parë. Arsyeja kryesore për vonesën është kohëzgjatja e gjatë e procesit gjyqësor që  kompania Tankerkomerc ka nisur kundër Ministrisë së Transportit.

Cilat janë vërejtjet kryesore të investitorëve turq në Kroaci?

Krahas proceseve të zgjatura gjyqësore, pengesat kryesore janë ndryshimet e shpeshta në ligjet dhe interpretimi i tyre kontradiktor, sidomos për çështjen e taksave, pasiguria në procedurat e prokurimit dhe paparashikueshmëria, si dhe joefikasiteti i procedurave të administratës shtetërore. Për shembull, MB Holding (Geoen Ltd.) dhe Monalp Ltd., si investitorë në sektorin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë (gjeotermale, biomasa) përballen me probleme të veçanta të tilla si vendosja e kuotave, me qera ose blerjen e tokës shtetërore dhe disa nga problemet që lidhen me taksat. Ne ndjekim zhvillimet lidhur me konkursin për terminalin e pasagjerëve në portin e Gruzh. Atje është një koncesionar, Global Port, një tjetër investitor i ri turk në Kroaci. Ata investojnë 94 milionë euro. Përveç investimeve ekzistuese, ka një tjetër investim të mundshëm, vlera e të cilit është në mes 350 dhe 400 milionë euro, dhe ne shpresojmë që të dyja palët do të marrin hapat e nevojshëm.

Pasi që kanë rritur cilësinë e turizmit kroat, a po përgatiten turqit për  të investuar dhe në ndonjë sektor tjetër?

Ka një numër të investimeve potenciale të mëdha në fushën e energjisë së rinovueshme dhe turizmit, por që varen nga përmirësimi i klimës së investimeve. Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Kroaci, vlera e investimeve tona arriti në 350 milionë euro. Investitorët turq janë tani kryesisht aktive në turizmën (hotele dhe menaxhimin e marinave), transport dhe logjistikë (porte, aeroporte) dhe të energjisë së ripërtëritshme (gjeotermale, biomasa), dhe bankare. Investitorët më të rëndësishëm, Dogus Group, Rixos, Kentbank, TAV (MZLZ Consortium), Global Port Management, Saran Holding Unit Invest Holding MB, vijnë në Adriatik. Investimet turke në turizmin kroat janë më të lartat e të gjitha investimeve të huaja në Kroaci.

Turkish Airlines ka futur, pas Zagrebit, dhe linja të vazhdueshme në Dubrovnik. Sa turistë turq vijnë gjatë vitit në Kroaci?

Para se Kroacia të hynte në BE, gjatë vitit vinin 200.000 turistë turq. Pasvendosjes së vizave, kjo shifër ka rënë në rreth 40,000. Ne besojmë se pas hapjes së linjës në Dubrovnik, ky numër përsëri ka filluar të rritet. Kjo linjë ka transportuar tashmë 10.000 pasagjerë, e qëllimi është që deri në fund të këtij viti të arrijë në 40.000 pasagjerë.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan para pak kohe ka vizituar Zagrebin me një delegacion të ekonomistëve të shumtë, çfarë janë rezultatet e asaj vizite?

Qëndroi për një vizitë zyrtare në Kroaci, i shoqëruar nga një delegacion prej 120 biznesmenësh turq. Kjo vizitë kishte një ndikim të madh në afrimin e mëtejshëm të njerëzve tanë të biznesit, ka rritur nivelin e bashkëpunimit, dhe u ka dhënë biznismenëve për të njohur më mirë mundësitë e punës dhe të investimeve. Është biseduar edhe për mundësitë epër pjesëmarrje në projekte të përbashkëta në vende të treta.Ambasada jonë në mënyrë të vazhdueshme monitoron temat e diskutuara gjatë vizitës. Një prej tyre është krijimi i një mekanizmi ekonomik e tregtar tripalësh midis Turqisë, Kroacisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, e cila do të na lejojë për të marrë pjesë në disa projekte të përbashkëta. Një temë e rëndësishme eshtë edhe projektii  eksportimit mishit të gjedhit dhe bagëtive të gjalla nga Kroacia në Turqi. Ne shpresojmë se Kroacia do të përfshihet së shpejti në listën e vendeve nga të cilat Turqia importon bagëti dhe mish.

Si qëllim të bashkëpunimit, presidenti Erdogan theksoi shkëmbimin e miliarda dollarëve. Kur do të ndodhë kjo?

Ka sektorë të tërë në të cilët do të mund të përmirësohej fusha e tregtisë dypalëshe. Qëllimi ynë është që të arrijmë shkëmbimet në një miliard dollarë deri në vitin 2020.

Komapnitë kroate në Turqi

Në çfarë mase kompanitë kroate janë të pranishme në Turqi? Çka do të mund t’u ofronin kroatët turqve, përmendet IT, autoindustria?

Po, sektori kroat i IT-së është shumë konurrues dhe do të mund të kishte mundësi të mëdha në tregun turk. Disa nga fushat e bashkëpunimit janë turizmi, logjistika, transporti, burimet e energjisë së rinovueshme, projektet bujqësore, dhe eksporti i kafshëve të gjalla dhe i mishit. Dhoma e ekonomistëve kroatë planifikon të hapë filialën e saj në Stamboll, e që do t’u ndihmojë kompanive kroate që të jenë më të pranishme në Turqi. Kroacinë e konsiderojmë portë hyrëse në Evropë. Si shkëmbim ofrojmë treg jo vetëm në Turqi, por edhe në disa vedne aziatike me gjithsej 1.6 milardë banorë./ “Veçernji list” (Nga kroatishtja fokusi.org)