Do të ndërtohet ura shtetërore në Strugë

20.10.2016 13:42:43

Në një konferencë për shtyp sot kryetari i Strugës, Ziadin Sela, njoftoi se do të ndërtohet ura shtetërore mbi lumin Drini i Zi, në qendër të Strugës.

“Ura do të jetë sikur ajo që ishte rënuar, për arsye sigurie para pesë viteve. Anët e jashtme do të jenë nga metali, të njejta sikur Ura e Poezisë dhe Çarshisë. Punimet në terren do të fillojnë javën e ardhëshme”, deklaroi Sela.

Donatori Mendi Qura deklaroi se ura do të përfundojë deri në fund të nëntorit, për të cilën do të investohen rreth 150 000 euro.