Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

17.03.2017 12:09:18

Dogana e Kosovës së bashku me Hekurudhat e Kosovës kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Marrëveshjen e nënshkroi drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha dhe përfaqësuesit e hekurudhës, Agron Thaçi kryeshef i Infrakos Sh.A dhe Gelor Shala, kryeshef i Trainkos Sh.A.

Ky Memorandum, siç thuhet në një konferencë për media, ka për qëllim përcaktimin e modaliteteve, instrumenteve dhe mënyrave të bashkëpunimit lidhur me krijimin e kushteve dhe procedurave efektive për zhdoganimin e dërgesave, si dhe importeve të cilat bëhen nëpërmjet Hekurudhave të Kosovës. Po ashtu Memorandumi, “bëhet me qëllim të ushtrimit të kontrollit me efektiv doganor, shkëmbimit aktiv të informatave, zvogëlimit të kohës së pritjes se mallrave, si dhe masave tjera të nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe efektivitetin e zhdoganimit të mallrave që importohen”.

Me këtë rast, Berisha theksoi se “Dogana dhe hekurudhat luajnë rol të rëndësishëm në transportin e mallrave prandaj edhe ne sot përmes këtij memorandumi do të thjeshtësojmë procedurat dhe të mundësojmë biznesit ulje të kostove të transporteve për mallrat e tyre”.
Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv,  Agron Thaçi e përgëzoi iniciativën për këtë akt të nënshkrimit të këtij memorandumi ndërmjet tri institucioneve i cili akt është në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi.

I njëjti u zotua qe “Infrakos Sh.A” do t’i sigurojë kushtet e nevojshme në mënyrë qe ekzaminimi i mallrave të bëhet proceduralisht me i shpejt, i sigurt në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe operatorin Trainkos qe njëkohësisht ka për qellim rritjen e efikasitetit në shërbimin e interesave të përgjithshme të vendit.

Për fund, Thaçi shprehë dëshirën qe ky memorandum të futet menjëherë në fuqi dhe të respektohet në praktikë në mënyrë qe të lehtësoj procedurat në importin dhe exportin e transportit të mallrave e cila do të ndikonte qe transporti i mallrave me hekurudhë të mbetët fokus për bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare.

Ndërsa Kryeshefi ekzekutiv i “Trainkos sh.a Gelor”, Shala falënderoi udhëheqësit e Doganave të Kosovës për bashkëpunimin e ofruar. Gjithashtu, ai u zotua se Trainkos-i do të qëndrojë në ballë të obligimeve që dalin nga ky memorandum dhe shprehu gatishmërinë që ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve tona të vazhdojë të zhvillohet edhe më shumë edhe me institucione dhe organizata tjera në mënyrë që bizneseve që transportojnë mallra me Hekurudhë  t’u ofrohen shërbime edhe më të shpejta dhe më kualitative.