Dogana kap një sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit të kontrabandës në veri, arrestohet një person

02.04.2019 16:41:25

Oficerët e Doganës së Kosovës gjatë patrullimeve në pjesën veriore kanë kapur sasi të pijeve alkoolike gjatë tentimit për t’u kontrabanduar në Kosovë.

Sipas njoftimit për media, gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganorë kanë tentuar të ndalin një automjet transportues, i cili ka ikur duke shkaktuar rrezikim për qytetarët dhe oficerët doganor.

Dogana në bashkëpunim me policinë kanë arritur të lokalizojnë mjetin së bashku me drejtuesin e automjetit, i cili është arrestuar, ndërkohë që automjeti dhe sasia e pijeve alkoolike është konfiskuar.