Doganat e Maqedonisë kallëzojnë penalisht tetë persona fizik dhe katër persona juridik

06.09.2016 10:50:16

Drejtoria e doganave të Maqedonisë (DDM) ka ngritur gjashtë padi penale ndaj tetë personave fizik dhe katër personave juridiki.

Sipas njoftimit të DDM-së, kallëzimet penale janë ngritur për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale ”kontrabandë”, ”prodhim të palejuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorve”, ”shkelje e të drejtës së pronës industriale dhe përdorim i paautorizuar i firmës së huaj” dhe ”evazion fiskal”.