Dokument/ Mosmarrëveshjet Meta – Rama për Gent Cakajn lidhen me të ashtuquajturin korigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

10.01.2019 16:52:16

Nga Rexhep Kastrati

Në retorikën populiste, propozimi i Edi Ramës që Gent Cakaj nhga Kosova të jetë ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, është shfrytëzuar për interpretime ndër më të ndryshmet, por në një dokument të paraqitur sot në faqen zyrtare të presidentit të Republikës së Shqipërisë, e vërteta e refuzimit të propozimit të këtillë nga ana e z. Meta lidhet pikërisht me pazaret Thaçi-Rama-Vuçiq për ndryshim të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, e të cilit Thaçi e ka paraqitur si korigjim të kufijve.

Në faqen e dytë të këtij dokumenti, z. Meta arsye kryesore thekson pikërisht qëndrimet e z. Cakaj lidhur me të ashtuquajturin shkëmbim territoresh, të paraqitur si korgjim të kufijve, e të cilat bien ndesh edh me politikën zyrtare të shtetit shqiptar.

Shihet qartë se presidenti Ilir Meta ka shprehur shqetësimin se Gent Cakaj, përkatësisht qëndrimet e tij lidhur me korigjimin e kufijve janë të rrezikshme dhe destruktive, duke vënë kështu a priori, por edhe a posteriori, se propozimi i këtillë për ministër të Evropën dhe Punët e Jashtme “minon besueshmërinë e vendit tonë si faktor stabiliteti në rajon”.

Në këtë mënyrë, bëhet e qartë për të gjithë, pra edhe për ata që propozimin e z. Cakaj e kanë parë me një dozë patriotizmi, se në angazhimet për ndarjen e Kosovës, Thaçi – Vuçiq – Rama janë bashkë, dhe se politika e jashtme e udhëhequr nga këta tre, është politikë që i shkon për shtat vetëm Serbisë.

Mbetet të shihet gjatë ditëve në vijim konsistenca e z. Meta lidhur me mosndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe në përgjithësi në rajon, apo do të gjenden mënyra që kjo konsistencë të thyhet dhe të mbyllet çdo debat dhe çdo mundësi për kundërshtimin e ndarjes së Kosovës.

Pavarësisht nga të gjitha këto, procesi i ndarjes së Kosovës dhe në përgjithësi ndryshimi i kufijve në rajon është i hershëm dhe ka mbi 20 vjet, pra që nga kohë e luftës e këndej, e në të cilin proces ka qenë i përfshirë edhe vetë Ilir Meta.