Dokumentari i BBC-së për familjen Jashari (Video)

05.03.2017 13:16:35

Gjiganti medial britanik BBC para dy vjetësh kishte publikuar një dokumentar për masakrën e vitit 1998 në familjen Jashari.

Filmimi, i cili zgjat katër minuta ka protagoniste Besartën, e cila ësht e mbijetuara e vetme e familjes së Adem Jasharit.

“Në mars të vitit 1998, forcat serbe sulmuan kompleksin e një figure të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , familjen e Jasharëve.

Pas sulmit tre ditor, Adem Jashari, anëtar dhe themelues i UÇK-së dhe 50 anëtarë të familjes së tij u vranë”, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.