Doli nga shtypi libri ,, Fjalët me një rrokje në gjuhën shqipe,, nga autor Erget Cenolli

16.04.2021 18:01:25
Tani kemi përpara një studim të njēsive rrokjësore nga profesori i gjuhës shqipe Erget Cenolli. Mënyra se si iu ka qasur studimit të fjalëve njërrokēshe në gjuhën shqipe ështê shumë e veçantë duke e kuptuar gjuhën si frymë shqiptimore që ajo është specifike e ndêrtimit të gjuhës së folur. Ky studim i përkushtuar i profesorit ka begatuar këtë fushë, ku me kompetencë të lartë ka marrë si studim fjalê që nga autorët e vjetër e deri të ditëve të sotme. Për studim ka marrë 1380 fjalë të ndryshme njërrokëshe. Ndër to 704 emra njërrokësh dhe 349 folje…Po ashtu një vend mjaft të pasur për ne është edhe përdorimi i spektogrameve… Edhe njëherë e përgëzoj pêr punên dhe studimet që i bën profesori në gjuhën shqipe. PARATHËNIE RROKJA DHE FJALËT NJËRROKËSHE Rrokja është një prag shumë i rëndësishëm në rrjedhën e të folurit. Ferdinant de Sossyr na mëson se gjatë rrjedhës të së folurit: “… nuk janë tingujt ata që i hasim së pari; rrokja na del më drejtpërdrejt se tingujt që e përbëjnë. … disa shkrime i shënonin njësitë rrokjesore ; vetëm më vonë u zbulua sistemi alfabetik”. (1) I këtij mendimi është edhe prof. Rami Memushaj kur thotë : “Ajo është njësia më e vogël shqiptimore e të folurit…” (2) dhe mandej: “Rrokja është pjesë e kompetencës së folësit amtar …”(3). Nisur nga studimi i thelluar në teorinë e rrokjes, prof. Memushaj ka paraqitur edhe rregullat bazë sipas të cilave ndërtohet rrokja në shqipen standarde: “1.Rrokja mund të përmbajë deri në shtatë fonema : zmbraps, mbrapsht. 2.Bërthama e rrokjes në shqipe mund të jetë vetëm një zanore. 3.Onseti (koka e rrokjes, shënimi im E.C.), mund të ketë deri katër bashkëtingëllore: çndryshk, zhmbreh, mbrapsht etj. 4.Koda (bishti i rrokjes, shënimi im), mund të ketë deri tri bashkëtingëllore: bulkth, kopsht, liksht etj” (4) Po ashtu, një studim të thelluar posaçërisht për rrokjen në gjuhën shqipe, kanë kryer edhe gjuhëtaret polake Irena Sawicka e Karolinë Dargiel. Këto studiuese kanë marrë në shqyrtim jo vetëm rrokjet e standardit, por edhe të dialekteve. Në këto studime, ndonëse shterruese, nuk është marrë në shqyrtim fjala njërrokëshe. Në shumë prej shembujve të sjella nga këta autorë janë përfshirë edhe fjalë njërrokëshe, por ato janë studiuar në kuadrin e rrokjes. Megjithëse kanë ngjashmëri midis tyre, këto janë koncepte dhe struktura të ndryshme gjuhësore. Fjalët njërrokëshe në gjuhën shqipe i kanë të gjitha veçoritë e rrokjes, të cilat i përmendëm më lart, por zotërojnë edhe cilësi të veçanta, të cilat po i shënojmë më poshtë duke i kundërvënë me vetitë e rrokjes: Një rrokje është e ndikuar nga rrokja paraprijëse apo pasardhëse. Fjala njërrokëshe është një qark i mbyllur dhe një tingullim i përfunduar. Rrokjet e një fjale, me disa rrokje, janë morfema pa kuptim, që shërbjnë në krijimin e kuptimit të asaj fjale. Fjalët njërrokëshe, ndonëse me veshje të njëjtë fonemore, kanë kuptim të mëvetësishëm.
/Duhet thënë  s e libri  është botuar nën kujdesin e
Korrektor: Gerti Dallta
Recenzente: Dije Lohaj
Redaktore: Sofjola Ngjela
Përgatiti për botim: Roland Lushi/