Dom Shan Zefi: Nënë Tereza ishte e të gjithë shqiptarëve dhe e gjithë botës

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, dom Shan Zefi, nëpërmjet një njoftimi në facebook, ka njoftuar se kanë filluar provat e para për veshjen e jashtme të Katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë me mermer të njohur me emrin italisht Travertino. Në këtë njoftim, dom Shan Zefi nuk e fsheh gëzimin për fillimin e kësaj faze, duke e konsderuar këtë si një projekt për një simbol të shtetit të ri të Kosovës. Njoftimin e tij, dom Shan Zefi e shoqëron me foto bashkë me ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjin, me digjiturën: “Me imzot Dode GJERGJI. Te bashkuar si me RUGOVEN e Mons. SOPIN dikur!”

Ky është njfotimi i tij i plotë:

“Sot filluan provat e para te veshjes se jashtme me MERMER te njohur (it.) TRAVERTINO (me dy niansa ngjyrash) ) ne KATEDRALEN e Nene Tereza. Tani Prishtina dhe Kosova do ta kene nje PAMJE tjeter, nje TEMPULL te papare ne Europen e shekullit XXI, ashtu sic kishim premtuar dhe kjo na gezon. Ne fakt, asnjehere nuk dyshova qe, nje PROJEKT i tille, shpeshhere i pamundur para syve te njerezve, te mos jete i realizuar. Ju kujtojme se para dhe pas luftes se Kosoves, me perjashtime, natyrisht, te gjithe ishim KATEDRALE, si nje SIMBOL i madh i SHTETIT te ri-KOSOVES qe po rilindte nga pluhuri dhe gjaku i derdhur shekullor. Kemi te drejte perpara te gezohemi dhe te kremtojme se bashku : katolike, myslimane e ortodoks, sepse kjo SHENJTERORE eshte e te gjithe SHQIPTAREVE dhe jovetem e tyre. Faleminderit qe na ndihmuat te arrime deri ketu dhe binduni se NDERJETESIA e Nene Terezes do te jete e madhe perte gjithe ata qe kontribuan ne ndertimin e saj.
Zoti Ju bekofte!”