Donald Trump dekoroi dje në Tiranë Nexhmije Pagarushën

07.05.2018 10:59:08

Dje, Donald Trump ka dekoruar këngëtaren e njohur shqiptare, Nexhmije Pagarusha, e cila jeton e punon në Prishtinë.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes së Presidentit amerikan  u bë dje  në Tiranë nga një aktivitet ku përveç Pagarushës, merrnin  pjesë edhe Presidenti Ilir Meta dhe diplomatë të ambasadës së SHBA-së.

E ngulitur në mendjen e spektatorëve për këngën e famshme “Zambaku i Prizrenit”, Nexhmije Pagarusha mblodhi  dje në Tiranë në ditën e 85-vjetorit të saj, figura të rëndësishme dhe intelektualë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptare dhe shoqata e njohur nga Elbasani RessEgnatia zhvilluan takime ku mori  pjesë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta

Natyrisht e pranishme në aktivitet ishte  edhe diva Nexhmije Pagarusha , së cilës iu do dorëzua medalja nga autoritete të ambasadës amerikane në Tiranë.