Donald Trump, ka emëruar ish-ambasadoren Barbara Barrett në krye të forcave ajrore

Donald Trump, ka emëruar ish-ambasadoren Barbara Barrett në krye të forcave ajrore

22.05.2019 11:24:13

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar ish-ambasadoren Barbara Barrett në krye të forcave ajrore, duke komentuar në Twitter se ajo “do të jetë e mrekullueshme”.

E nëse emërimi i saj konfirmohet nga Kongresi, 68-vjeçarja Barrett do ta zëvendësojë një femër tjetër – Heder Wilson.

Barbara Barrett gjatë kohës së George W. Bush ishte president, ka ushtruar postin e ambasadores në Finlandë. Gjithashtu bashkëshorti i saj Craig, është ish-president i kompanisë Intel.

Donald J. Trump

@realDonaldTrump

I am pleased to announce my nomination of Barbara Barrett of Arizona, and former Chairman of the Aerospace Corporation, to be the next Secretary of the Air Force. She will be an outstanding Secretary!

Adhuruesja e flakë e aviacionit dhe njëherit pilote eksperimentale, Barrett deri në vitin 2017 ka menaxhuar qendrën kërkimore për aviacion “Aerospace Coroporation” si dhe është anëtare e bordit menaxhues të “Rand Corporation”.

E shefja e deritanishme e forcave ajrore të SHBA-së, Heder Wilson, emri i së cilës është lakuar si zëvendësuesja e Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, dorëheqjen e saj e kishte bërë publike në mars.