Donald Trump takon Papa Françeskun, Melania me vello mbi kokë

24.05.2017 16:54:42

Presidenti amerikan Donald Trump është takuar me Papa Frannceskun. Shefi i Shtëpisë së Bardhë takoi Atin e Shenjtë në ditën e pestë të vizitës së tij të parë jashtë vendit si president.

Kjo vizitë e tij në Vatikan, vjen pas takimeve të zhvilluara në djepin e islamit dhe judaizmit.

E ndërsa bisedimet e tyre do të mbeten sekrete, presidenti Trump pati një mesazh të shkurtër për Atin e Shenjtë kur u largua: “Nuk do ta harroj atë që më thatë”.

Më tej Trump ka shtuar: “Faleminderit shumë! Ishte një nder i madh”. Ata biseduan pa praninë e mediave.

Donald Trump dhe Papa Françesku kanë pasur një sërë përplasjesh për sa i përket emigracionit dhe ndryshimeve klimatike.

Ndërkohë, bashkëshortja e Trump, Melania, është shfaqur me një “look” të veçantë. Nëse për takimin me sovranin saudit, nuk e kishte mbuluar fytyrën, për vizitën në Vatikan ish-modelja ka respektuar protokollin, duke u prezantuar me të zeza dhe vello mbi kokë.