Donald Tusk do të vizitojë Kosovën

26.04.2018 00:04:04

Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, arrin nesër për vizitë në Kosovë, në kuadër të turit të tij disaditor nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtari i lartë evropian në Prishtinë do të ketë takim me  presidentin Hashim Thaçi, pas të cilit do të deklarohet për media në një konferencë të përbashkët për media.

Tusk para Prishtinës ka qëndruar për vizitë edhe në Beograd, Podgoricë dhe Tiranë.