Donald Tusk i zhgënjyer me refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

22.10.2019 10:51:50

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, e ka quajtur gabim refuzimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ashtu si për Presidentin e Komisionit Evropian Juncker, edhe për Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk, refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat në 18 tetor ishte një gabim.

Gjatë raportimit në Parlamentin Evropian për samitin e 17-18 tetorit, Tusk deklaroi se shumica e vendeve anëtare donin të hapnin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Në opinionin tim, mosarritja e konsensusit nga vendet anëtare ishte një gabim”, tha Tusk,

“Shpresoj qe liderët të marrin vendimin e duhur kur kjo çështje të diskutohet sërish përpara samitit të majit në Zagreb”, theksoi Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk.