Donte 100 mijë € dëmshpërblim, gjykata vendos për çështjen Panucci-Nishani

13.02.2019 18:41:57

Bravo Kosova, Panuçi një sharlatan që shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”.

Kështu shkruante Bujar Nishani në Facebook, vetëm disa minuta pas humbjes së kombëtares së Shqipërisë përballë Kosovës me rezultatin 3-0 në ndeshjen që u luajt në Zvicër.

Ky etiketim fyes ndaj trajnerit të kuqezinjve bëri që Panuçi të padiste në gjykatë ish-Presidentin, madje duke kërkuar 100 mijë euro dëmshpërblim prej tij nëse fitonte gjyqin.

Padia u depozitua më 5 shtator të vitit të kaluar në gjykatën e Tiranës nga avokatët e Panuçit, por gjykata ka rrëzuar sot pretendimet e trajnerit të Kombëtares se Nishani i ishte shkaktuar dëm moral.

Gjykata nuk ka pranuar padinë e Panuçit, ndërsa mbrojtësit ligjorë të Nishanit në këtë sifdë për drejtësi kanë konfirmuar lajmin.