Donte të kishte sa më afër trenin, “selfie” i merr jetën 13 vjeçarit (Foto)

09.03.2017 14:35:55

Një 13-vjeçar humbi jetën në Itali, teksa u përplas nga një tren në Soverato.

Sipas policisë italiane, viktima së bashku me dy bashkëmoshatarë të tjerë u futën brenda binarëve të hekurudhës në një zonë jo me fluks të lartë kalimi.

Mësohet se treni po udhëtonte në drejtim të Reggio Calabria, shkruan oranews.al.

Dy të miturit e tjerë kanë shpëtuar pa lëndime, pasi u tërhoqën në kohë nga frika në momentin e shfaqjes së trenit.

Hetimet e para të policisë bëjnë me dije se viktima po tentonte të bënte një selfie për të pasur në sfond sa më afër trenin. Por loja është shndërruar në tragjedi.