Dopieta e Ibrahimovic i jep fitoren e tretë radhazi Manchester United

17.12.2016 20:41:24

Makineria United ka filluar të punojë ashtu si duhet. kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Djajtë e Kuq duke kaluar me sukses një javë shumë delikate dhe të lodhshme me tre ndeshje të luajtura në një hark kohor shumë të shkurtër. Lojtari vendimtar ishte sërish ai, 35 vjeçari Zlatan Ibrahimovic që po thyen tabu në Premier League.

Me dy golat e shënuar kundër West Brom, një në pjesën e parë dhe një në të dytën, ai shkon në kuotën e 11 golave me dy më pak se kryesuesi Diego Costa. Tashmë United po rikuperon pikë dhe me këtë triumf shkon në vendin e gjashtë me 30 pikë të grumbulluara duke kaluar pikërisht WBA në renditje.