Dorëheqja e Berishës, Spiropali: E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!

21.02.2019 11:16:24

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar në lidhje me djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Ajo ka shpërndarë edhe deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha, përmes së cilës ai heq dorë nga mandati i deputetit.

“Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si kryeministri!

Por e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara.

Duke e parë këtë copë letër mu kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist!

E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali!” shkruan Spiropali.