Dorëhiqet Bujar Muça i PDIU, KQZ i jep mandatin Elena Xhinës

06.12.2017 21:02:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të PDIU-së, Bujar Muço i ka dhënë sot mandatin kandidates që është pas tij në listën e PDIU-së në Elbasan, pikërisht Elena Xhina.

KQZ, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet. “Për dhënien e mandatit të deputetit te Kuvendit, kandidatit të listës shumëmërore të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet në Qarkun Elbasan, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë”.

KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës së listës shumëmërore të subjektit “Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, Qarku Elbasan, zj.Elena Xhina.

Ish deputeti i PDIU-së Bujar Muça përmes një letre para 10 ditësh njoftonte KQZ-në se do të hiqte dorë nga mandati vetëm 3 muaj pasi u ul në karrigen e Kuvendit si deputet i Shqipërisë.