Dorëzohen serbët, pranojnë të rrënohet muri në Mitrovicë

02.02.2017 21:01:08

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar pasditen e së enjtes me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gjatë një pauze të këtij takimi ai u ka thënë medieve se në takimin e së mërkurës në Bruksel bisedimet kanë qenë të rënda.

“Dëshiroj të them se kemi pasur bisedime të rënda, në të cilat Serbia i ka pranuar gjithçka që është kërkuar nga ajo. Pse këtë nuk duan ta thonë disa, pyetni ata. Së shpejti do të jem i gatshëm që qytetarët e Serbisë, plotësisht t’i informoj dhe tu them se me çfarë presionesh jemi ballafaquar, me çfarë tentimesh të shembjes së sovranitetit të vendit tonë”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij nga Prishtina është kërkuar shembja e murit në Mitrovicën e veriut, pavarësisht që rregullimi komunal është nën kompetencat e komunës.

“Madje edhe sipas ligjeve të Kosovës, kjo është nën kompetencat e drejtpërdrejta të vetëqeverisjeve lokale, pra nën kompetencat e Goran Rakiqit nga Mitrovica e veriut. ‘Nuk numërohet’, nuk vlejnë as ligjet e Kosovës. ‘Nuk vlen asgjë, duhet të shembet’. Goran Rakiq pranon që të shembet (muri), jo pse mendon keq për popullin e tij ose pse është frikacak, por sepse dëshiron ta ruaj paqen”, theksoi Vuçiq.

Serbët largohen nga muri, qëndrojnë në kafenetë afër

Serbët të cilët gjatë tërë ditës qëndruan pranë murit të ndërtuar ilegalisht në veri, në këto qaste janë larguar nga muri.

Por KosovaPress mëson se ata po qëndrojnë në kafenetë që janë afër murit “Bonsai” dhe “Dolce vota”, që në rast nevojë të mblidhen tek muri brenda një kohe shumë të shkurtër.

Serbët gjatë tërë ditës kanë qëndruar pranë murit, për të ndaluar përpjekjen e mundshme të Prishtinës për rrëzimin e murit.

Pas shqetësimeve të ngritura në veri, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka ftuar për bisedime serbët e Kosovës, në Rashkë të Serbisë, ku janë ende duke biseduar.

Intervenimi në Mitrovicë, serbët vazhdojnë ta ruajnë murin, reagon Policia

Serbët vazhdojnë të qëndrojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes afër cepit verior të urës së Ibrit.

Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo,  por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.

Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur për KosovaPress se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin që sipas autoriteteve në Prishtinë është i jashtëligjshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka mohuar lajmin se ka shtuar prezencën dhe aktivitetet e veta nëpër lokacione të caktuara, ku si rrjedhojë në orët e pasdites erdhi deri te grumbullimi i rreth 200 personave në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicë.

***

Riparimi i disa kamerave që gjendjen në pjesën jugore të lumit Ibër ka ngjallur reagimin e serbëve në pjesën veriore të Kosovës. Ata ka më shumë se dy orë qëkur kanë dalë në atë pjesë dhe po protestojnë si shenjë revolte.

Ekipet e mirëmbajtjes së Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit me një kamionetë i kanë riparuar kamerat e sigurisë. Proces ky i zakonshëm për Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

“Policia nuk ka instaluar asnjë kamerë, por  në orët e paradites njësia përkatëse e teknologjisë  informative që monitoron kamerat, ka rregulluar disa nga kamerat për shkaqe të kushteve atmosferike kanë qenë jashtë funksionit, pra nuk ka instalime të reja. Zyrtarët e jugut pra mirëmbajtësit e Policisë gjatë mëngjesit të sotëm i kanë riparuar kamerat. Nuk ka tjetër të re”, ka thënë Zahiti.

Ndërkohë që mediat serbe raportojnë se në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka instaluar kamera të sigurisë për mbikëqyrje në afërsi të urës, ndërsa në anën veriore është një pikë statike e pjesëtarëve të KFOR-it italian.

Intervenimi i policisë, ja si serbët po e ruajnë murin

Dhjetëra qytetarë serbë janë mbledhur matanë urës së Ibrit në Mitrovicën veriore.

Askush nuk di të thotë nëse ata kanë dalë në protestë apo jo,  por ka disa orë që të ndarë në grupe po qëndrojnë aty.

Burime nga veriu i Mitrovicës bëjnë të ditur se qytetarët janë mbledhur pasi që kanë dëgjuar se autoritetet e Prishtinës do ta rrënojnë me forcë murin që sipas autoriteteve në Prishtinë është i jashtëligjshëm.

Ndryshe për në orën 17:00 në Rashkë është paralajmëruar për një takim të kryeministrit Aleksandër Vuçiq me përfaqësuesit serbë të Kosovës ku pritet që temë e diskutimeve të jetë edhe muri.

Image