Dorëzohet Reali, Neymar qëndron te PSG-ja

22.05.2018 16:55:58
PSG's Neymar celebrates after scoring during his French League One soccer match between Paris-Saint-Germain and Dijon, at the Parc des Princes stadium in Paris, France, on Wednesday, January 17, 2018. Photo: AP

Media pranë Realit të Madridit, ‘Marca’ ka dhënë një lajm mjaft të rëndësishëm sa i përket zhvillimeve të merkatos së kësaj vere. Ajo ka raportuar se Neymar ka vendosur përfundimisht të vijojë eksperiencën e tij në Francë te PSG-ja, duke refuzuar t’i bashkohet Realit.

Madrilenët prej kohësh kishin hedhur sytë nga braziliani, të cilin e shikonin si e tashmja, por edhe e ardhmja e sulmit, kur Ronaldo të tërhiqet, dhe ishin gati të paguanin shifra stratosferike për kartonin e tij.

GJithsesi tashmë Neymar ka vendosur të qëndrojë ende në Paris dhe këtë ia ka komunikuar edhe trajnerit të ri të PSG-së, Thomas Tuchel, në një komunikim që kanë pasur gjatë ditës së djeshme.