Dortmund flet për ofertën e kinezëve për Aubameyang

05.01.2017 12:57:40

Borussia Dortmund kanë hedhur poshtë raportet se ka marrë një ofertë të madhe nga Shanghai SIPG për sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas La Gazzetta dello Sport , klubi i Super Ligës kineze që drejtohet nga trajneri Andre Villas-Boas, kanë ofruar një tarifë prej 150 millionë € për sulmuesin e Dortmundit.

Megjithatë, Dortmund kanë insistuar se nuk ka asnjë ofertë të tillë për sulmuesin 27-vjeçar, i cili ka shënuar 20 gola në 22 ndeshje për Dortmundin në të gjitha garat këtë sezon.

“Borussia Dortmund nuk ka asgjë në tryezë në lidhje me këtë çështje dhe ne nuk merremi me gjëra hipotetike,” ka thënë zëdhënësi Sascha Fligge për agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Shanghai SIPG kanë blerë brazilianin e Chelseas, për 60 milionë euro,ku u bashkua me bashkëkombësin e tij Hulk në klub.

Carlos Tevez dhe Axel Witsel i janë bashkuar revolucionit kinez në javët e fundit, duke u bashkuar me Shanghai Shenhua dhe Tianjin Quanjian me paga të mëdha