Dortmund ia kthen përgjigjen Realit për Aubameyang

25.10.2016 14:59:45

Borussia dortmund ia ka kthyer përgjigjen Real Madridit për yllin e skuadrës, Pierre-Emerick Aubameyang.

Drejtuesit e klubit gjerman, iu kanë bërë të ditur zyrtarëve nga Madridi çmimin e sulmuesit, me të cilin ai mund të transferohet në “Santiago Bernabeu”.

Sipas “Bild”, Dortmundi kërkon nga Reali 80 milionë euro dhe marrëveshja mund të nënshkruhet menjëherë, përcjellë “Lajmi.net”.

Ju kujtojmë që Dortmundi pranoi një ofertë të fuqishme edhe nga Manchester City në verë, plot 65 milionë euro, por e refuzoi atë.