Dortmund merr tri pikët kundër Wolfsburg

02.11.2019 18:29:53

Borussia Dortmund ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së 10-të në Bundesliga.

Skuadra ‘Verdh e zi’ ka arritur  të shënojë fitore kundër Wolfsburg, me rezultatin 3:0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi ylli belg, Thorgan Hazard, kur luhej minuta e 52’ e takimit.

Rezultatin për Dortmund e realizoi Raphael Guerreiro, vetëm gjashtë minuta pas golit të Hazard.

Rezultatin final e vendosi Mario Gotze, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 88′ të takimit.

Me këtë fitore, Dortmund numëron 19 pikë për pozitën e dytë, me 3 pikë më pak sesa liderët e Monchengladbach.

Wolfsburg mbetet në kuotën e 17 pikëve, për pozitën e shtatë, pas 10 ndeshjeve të luajtura. /