Dortmund nuk diskuton kualifikimin

08.03.2017 23:54:58

Borusia Dortmund ka qenë e kualifikuara tjetër e mbrëmjes së sotme, në çerekfinalet e Champions League.

Gjermanët fituan me rezultatin 4-0 ndaj Benfikës, duke mos e vënë në dyshim kualifikimin, pavarësisht humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, në Portugali.

Dortmund shënoi shumë shpejt me anë të sulmuesit kryesor të ekipit, Aubameyang, dhe e mbylli pjesën e parë, në avantazh të një goli, rezultat ky që nuk përcaktonte ekipin që do kualifikohej.

Në pjesën e dytë, në fillim shënoi Pulisiç dhe më pas dy herë të tjera, sërish Aubameyang, kompletuan rezultatin dhe kualifikimin e mëtejshëm të gjermanëve.