Dortmundi thyhet në Bavari, Augsburg i jep asist Bayernit!

02.03.2019 11:10:45

Një skuadër nga Bavaria i jep një asist fantastik Bayernit në garën për titull. Borussia e Dortmundit u mposht 2-1 nga Augsburg në sfidën që hapi javën e 24-ët të Bundesligës.

Një humbje që djeg kjo për verdhezinjtë pasi në rast fitoreje të Bayernit në transfertën e vështirë ndaj Gladbah, Dortmundi dhe bavarezët do të barazoheshin me pikë.

Golat për Augsburg u shënuan nga koreano-jugori Ji Dong-Won, ndërsa për Dortmundin golin që ngushtoi shifrat e realizoi spanjolli Paco Alcacer i cili u fut në fushë pjesën e dytë