Doruntinë Maloku: Arban Abrashi nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

29.10.2017 23:29:33

Koordinatorja për medie, e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Doruntinë Maloku ka bërë një sqarim për opinionin, me të cilin sqaron se z. Arban Abrashi nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në dhëmbë, për shkak të një problemi me ta, e që ia kishte pamundësuar pjesëmarrjen në disa debate të fundit.

Znj. Maloku, këtë sqarim e ka bërë edhe për të përgënjeshtruar të gjitha insinuatat që kanë qarkulluar gjatë ditës lidhur me mospjesëmarrjen e z. Abrashi në disa debate, duke i quajtur ato insinuata, pallavra.

Ky është sqarimi i plotë i Doruntinë E.Malokut:

Sqarim për opinionin!

Kandidati për kryetar të Prishtinës, z. Arban Abrashi, nesër do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjike për shkak të një problemi dentar, të cilin keni mundur ta vëreni edhe gjatë paraqitjeve të tij të fundit në dy televizione. Kjo, ia ka pamundësuar z. Arban Abrashi që gjatë kësaj jave të marrë pjesë në debate, edhepse ne e kishim konfirmuar javën e kaluar pjesëmarrjen e tij në dy sosh. Të gjitha pretendimet e tjera jane pallavra!
Ndryshe, i bëjmë thirrje Shpend Ahmetit që ta pranojë ofertën “555” të Arban Abrashit.

Doruntinë Maloku
Koordinatore për Media e Shtabit Zgjedhor të LDK-së