“Dosja e murit”, kjo është ujdia finale (Video)

06.02.2017 20:29:33

Bolduzherët nuk do të rrënonin murin te Ura e Ibrit, të dielën, sikur të mos ishte një marrëveshje.

Klan Kosova e siguroi akordin ekskluziv dhe të shumëpërfolur, që u nënshkrua në orët e para të së shtunës, me garanci të forta amerikane dhe evropiane e që përmban rendin e punëve që duhet kryer nga 4 deri më 7 shkurt në mënyrë që ngrehina problematike të zhbëhet.

Dokumenti që nuk ka më tepër se gjysmëfaqe, me gjithsej tri pika, pos rrënimit të murit me beton, parasheh edhe strukturën e re që do të mbijë në vendin e tij.

Punimet për bërjen e saj, sipas marrëveshjes, nisin të martën.

Në dokumentin ekskluziv thuhet se në hapësirën ku ishte muri ilegal tashmë të rrënuar do mbijnë dy struktura betoni, njëra 40 cm, e tjetra 70 cm të larta, mbi të cilat mund të mbillen vetëm lule, por jo dhe diçka tjetër.

Pastaj, përtej tyre, kah veriu, shtrihet shëtitorja deri të shtatorja e Car Lazarit, në brenda të qendrës së qytetit.

Ndërsa pika më e disktuar e ujdisë që e ka Klan Kosova, ka qenë gjatësia e hapësirës me të ashtuquajturit kunjat lëvizës.