Dosja e Shefave XXI: Grabovci kryente punë për gjithçka, edhe për ngritjen akademike (Audio)

27.08.2016 12:29:02

Pesë biseda të reja telefonike, dëshmojnë edhe më tej implikimin e Adem Grabovcit në veprime tashmë të dyshuara penale. Me veprimet e tij të dëshmuara me biseda telefonike, Grabovci shfaq hapur ndikimin gjithandej.

Armend Kelmendi planifikonte ngritje akademike. Por, për të arritur këtë, i duhej ndihma e Adem Grabovcit.

Kelmendi i kishte telefonuar ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së për ta ndihmuar që të regjistronte studimet pasdiplomike në Universitetin e Prishtinës që drejtohej nga Mujë Rugova. Muja ishte nën kontrollin e plotë të Grabovcit.

egjithatë, Grabovci nuk i kishte premtuar Kelmendit se do ta ndihmonte. I kishte thënë se është i zënë dhe se do të bisedonin një javë më vonë.

Në serinë e XXI-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell pesë biseda tjera telefonike të Adem Grabovcit, me persona jopublik. Atij, i kërkohet ndihmë për gjithçka. Mirëpo, Grabovci fokusin kryesor e ka në sistemimin e njerëzve të partisë së tij në institucione shtetërore.

Më së shumti, Grabovci interesohet për Arbreshën. I telefonon një zyrtari për ta pyetur se a ka konkurruar ajo. Jep udhëzime për zgjedhjen e saj në Bordin e një institucioni që nuk i përmendet emri.

Armend Kelmendi, Grabovcin e quan kryetar. Pa e zgjatur shumë, ai kërkon ndihmë për të regjistruar studimet master.

“Kryetar, kshtu s’pe zgati ma shumë, veç kur t’ki kohë, mu taku…, se sun po foli n’telefon… Kshtu jom t’u punu në master, e po kom qef mu regjistru… Kisha pas qef live, kur mujmë m’u taku”, e lutë Kelmendi, Grabovcin.

“Hajt, kqyrum bisedojmë kur shihum. Hajt, kqyrym se jom nxon unë nihere, jo qito ditë jo… Deri javën e ardhshme, s’muna se jom me buxhetin, jom t’u e aprovu, e kom punë shumë”, thotë Grabovci.

Interesimin për zgjedhjen e Arbreshës anëtare të një Bordi, Grabovci e shpreh gjatë një bisede telefonike me një zyrtar shteti, të cilit nuk ia përmend emrin. Nga biseda shihet se ata janë të afërt.

“Hej, a ka konkuru, Arbnesha, n’bordin që i kom pa thanë”, e pyet Grabovci.

“Jo, valla nestra. Kem met t’u e prit Ahmetin. Pat thanë kjo punë osht e kryme, ti pate thanë a din le të zgedh a din n’cilin ven don edhe kem met t’u e prit qita… ku punon Ahmeti aty”, përgjigjet bashkëbiseduesi.

“Ëhë…, e ma mirë e ka pas kha, po nejse hajde, u bo”, thotë Grabovci, duke lënë të kuptohet se më i mirë do të ishte vendi i punës ku i kishte thënë ai, sesa te Ahmeti.

Arben Kabashi i kishte telefonuar sërish, Adem Grabovcit. Biseda e parë është publikuar nëserinë e XIX-të të përgjimeve telefonike. Grabovci, i thotë Kabashit se ka biseduar me Fatmirin për vendin e punës që donte dhe ia kërkonte numrin e aplikacionit.

“E di, m’ka thanë Fatmiri… Unë s’muj, me bo zhurmë… Puntë, kryhen qetë, kadal… Unë, e kom dhanë porosinë, po çoma edhe niher numrin e aplikacionit, se unë veç si emër e kom dhanë… E, çoma edhe numrin e aplikacionit, osht edhe ma lehtë”, thotë Grabovci.

“Domethanë, t’premten, n’9, n’10, ora”, e pyet Kabashi, Grabovcin.

“E ki, e ki, qind për qind”, e garanton Grabovci.

Emri i një personi tjetër dhe i profesor Esetit nuk ishin në listën e Ministrisë së Transportit për punësim. Grabovci, që ishte zëvendësministër një kohë në këtë Ministri, mbetet i habitur se kur e merr vesh këtë.

“E mora, ni konfirmim, nifarë lajmrimi, se është bo nifarë liste, prej 30-40 vetëve dikun, e nuk jem as unë as profesori Eset, e thash, t’njoftoj me kohë”, i thotë Grabovcit ky person.

“Komisioni, komisioni që e ka bo seleksionimin e kandidatëve, e ka bo ni seleksionim, e i ka zgjedh nja 30-40 vetë, dikun përafërsisht, për me kalu ma tutje, n’fazën e dytë, t’intervistimit, e…, emri jem edhe emri i profesorit Eset nuk ishim”, sqaron më tej ai.

“Qy, qy”, shton Grabovci.

“Edhe ish Skënder, ky Skënderi ish aty, ky që u kanë te ju, sekretar, N’ministri t’Infrastrukturës… Ai, ish kryesus, i atij komisioni”, shton ky kandidat.

Grabovcit nuk i pëlqen fakti se Skënder Krasniqi, një aktivistë i LDK-së dhe ish-sekretar në MTPT, ishte në krye të komisionit.

“Eh nanën jau qifsha”, përgjigjet Grabovci.

“Ai, kish pa thanë, mu sum ka jep emër kërkush, as ni emër, s’ma kanë dhan”, shton më tej kandidati. “E thash, tregoj me kohë, bile nëse osht e mundshme me bo naj gja”.

“Okej, okej…, hajt dil, dil nesër te unë në zyrë”, i thotë Grabovci.

Biseda e parë

X: Alo.

Grabovci: Hej, çka po bon?

X: Oh…, ku je bre?

Grabovci: A je mirë?

X: Mirë, rahat.

Grabovci: A je lodhë, hek keq?

X: Hiç s’po bajmë gjo…, ça je ka bon ti?

Grabovci: Hiç, hiç.

X: T’u u lodh a t’u hek keq a?

Grabovci: Kapak, kapak.

X: Me shnet, mirë?

Grabovci: Mirë.

X: Ani, ani, shyqyr.

Grabovci: Hej, a ka konkuru, Arbnesha, n’bordin që i kom pa thanë?

X: Jo, valla nestra. Kem met me t’u e prit Ahmetin, pat thanë kjo punë osht e kryme, ti pate thanë a din le të zgedh a din n’cilin ven don edhe kem met t’u e prit qitaa… ku punon Ahmeti aty.

Grabovci: Ëhë…, e ma mirë e ka pas kah, po nejse hajde, u bo.

X: Ani, ani, kalo mirë a, hajde tung, tung.

Biseda e dytë

Grabovci: Alo.

Kelmendi: Alo, përshëndetje kryetar, Armendi jom, Armend Kelmendi. Ça i ki puntë?

Grabovci: Po, Armend.

Kelmendi: A je mirë? Me shëndet? A po lodhesh?

Grabovci: Ja kapak.

Kelmendi: Qysh po kalon?

Grabovci: Mirë, mirë.

Kelmendi: Familja?

Grabovci: Krejt.

Kelmendi: Kryetar, kshtu s’pe zgati ma shumë, veç kur t’ki kohë, mu taku, mu taku me ty…, se sun po foli n’telefon.

Grabovci: Hajt, kqyrum shihum. Ça ka tre?

Kelmendi: Eh…, kshtu jom t’u punu në master, e po kom qef mu regjistru.

Grabovci: Urno?

Kelmendi: Për master…

Grabovci: Ëhë…

Kelmendi: (nuk kuptohet), kisha pas qef live, kur mujmë m’u taku?

Grabovci: Hajt, kqyrum bisedojmë kur shihum.

Kelmendi: Kur, mu…, a munesh nesër?

Grabovci: Hajt, kqyrym se jom nxon unë nihere, jo qito ditë jo.

Kelmendi: Kur mujmë me…

Grabovci: Hajt javën…, deri javën e ardhshme, smuna se jom me buxhetin, jom t’u e aprovu, e kom punë shumë.

Kelmendi: Ani…

Grabovci: Hajt.

Kelmendi: Ani, pra hajt.

Biseda e tretë

Kabashi: Alo.

Grabovci: Alo.

Kabashi: Tunatjeta, ça i ki puntë Adem.

Grabovci: M’thirrët?

Kabashi: Po, t’thirra po t’thirra, Arbeni, Arben Kabashi, jom n’telefon, nashta i ra pak keq…

Grabovci: Po, Arben, ç’kemi?

Kabashi: Qe mirë, faleminderit, ça i ki puntë bre?

Grabovci: Si keni kalu?

Kabashi: Mirë, mirë rahat, ti?

Grabovci: Mos, keni qenë qitu?

Kabashi: Urno?

Grabovci: Jo, a?

Kabashi: Alo…, urno?

Grabovci: E di, m’ka thonë, ë… Fatmiri.

Kabashi: Po.

Grabovci: Unë s’muj, me bo zhurumë.

Kabashi: Po.

Grabovci: Puntë, kryhen qetë, kadal.

Kabashi: Po.

Grabovci: Unë, e kom dhanë porosinë, po çoma edhe niher apli…, numrin e aplikacionit, se unë veç si emër e kom dhanë.

Kabashi: Po.

Grabovci: E, çoma edhe numrin e aplikacionit, osht edhe ma lehtë.

Kabashi: U bo, u bo.

Grabovci: A, u bo?

Kabashi: Domethonë, t’premten, n’9, n’10, ora.

Grabovci: E ki, e ki, qind për qind.

Kabashi: Ani, faleminers. U bo pra.

Grabovci: Hajt.

Kabashi: Kalo mirë.

Grabovci: Tung, tung.

Biseda e katërt

X: Alo.

Grabovci: Hej, çka po bon?

X: A u lodhe, a si kalove?

Grabovci: Jo kapak, kapak.

X: Ani, ani shpirt, t’kom pengu po, veç dashta me t’informu.

Grabovci: Çka i ki punt?

X: Qe, mirë shnosh, e…, e mora, ni konfirmim, nifar lajmrimi, se është bo nifarë liste, prej 30-40 vetëve dikun, e nuk jem as unë as profesori Eset, e thash, t’njoftoj me kohë.

Grabovci: Qysh?

X: Komisioni, komisioni që e ka bo seleksionimin.

Grabovci: Po.

X: E, kanditatëve, e ka bo ni seleksionim, e i ka zgjedh nja 30-40 vetë, dikun përafërsisht, për me kalu ma tutje, n’fazën e dytë, t’intervistimit, e…, emri jem edhe emri i profesorit Eset nuk ishim.

Grabovci: Qy, qy.

X: Edhe ish Skënder, ky Skënderi ish aty, ky që u kanë te ju, sekretar, N’ministri t’Infrastrukturës.

Grabovci: A?

X: N’ministri t’Infrastruktrës, që është ky Skenderi, a ça osht, qysh e ka emrin ky sekretari.

Grabovci: Po.

X: Ai, ish kryesus, i atij komisioni.

Grabovci: Eh…, nanën jau qifsha.

X: Ai, kish pa thanë, mu sum ka jep emër kërkush, as ni emër, s’ma kanë dhan.

Grabovci: Hhhëëë…

X: E thash, tregoj me kohë, bile nëse osht e mundshme me bo naj gja.

Grabovci: Ëhë, ëhë.

X: Se masi nuk e kem ktu kërkon, ka mundësi nashta me… qashtu, thash ma mirë, tregoj me vakt.

Grabovci: Okej, okej…, hajt dil, dil nesër te unë në zyre.

X: N’sabah. Po, po, hajde, faleminderit shumë.

Grabovci: Hajt, tung tung.

Biseda e pestë

Grabovci: Alo.

X: Shef, si je?

Grabovci: Ç’kemi.

X: Si po kalon?

Grabovci: Ku je bosi i bosave?

X: Hahahaha…

Grabovci: Nijazia po t’bon t’fala.

X: Po a.

Grabovci: Po thotë, kurgjo s’ish puna e tinaj, veç gjashtë muj ditë ma ka dhanë vizën…, ma ka, ma ka prish pasaportën po thotë, hahahah…

X: Ça bone?

Grabovci: Qe. Çka bot ju?

X: Valla hiç kurgjo çka me t’than, shkum aty qasi skena, me truproje me sene, blla blla, blla, him diqysh, erdh kush pat me ardhë qeta t’policisë, pat qaty n’Suharekës.

Grabovci: Ëhë…

X: Unë pak u koqita aty, kishe përfaqësus i ambasadës, blla blla, blla, ai dul vllau i vetë, kush me hi, kush mos me hi, me hi veç pronari, me hi veç ajo. Tani dikur ma hinem veç unë plaku edhe Lluka edhe avokati edhe kërkush tjetër.

Grabovci: Ëhë…

X: Ai laperi, ke aty mrena, me ni avokate qaty (nuk kuptohet) unë kisha qëllimin me qetësi, me e realizu mbledhjen.

Grabovci: Qysh, qysh?

X: E kisha qëllimin, me qetësi me realizu mbledhjen, a po kupton?

Grabovci: Ëhë…

X: Dojsha mu kap n’imtësina, se tash na kishim njerëz tjerë, ata kishin aty, tash me eskalu situata, tash, veç ishin pas prish krejt senet, a po kupton. Ai dikur, dikur jo kshtu jo ashtu, jo anej, jo knej, mbledhja mahet, s’mahet, unë s’marrë pjesë, kjo ajo. Nejse unë tani e mora rolin, me arsye me qisi sene. Tani me qisi qetësie, ai nuk murrë pjesë n‘mbledhje, qysh e ka parapa ligji 70 për qindshi, e majti mbledhjen, e bohem procesverbalin, e bonem bordin e drejtorëve, e bonem, e zgjedhem… Bordi i drejtorëve e zgjedhi drejtorin, u zgjedh plaku drejtor, e tash qato dokumenta i dorëzojmë n’ARBK, që duhet m’u legalizu ato dokumenta

Grabovci: Ëhë…

X:..Edhe në atë moment kur i kem letrat qashtu, tani n’janar, kur ka m’u kthy plaku për gjykim e për sene atëherë duhet pak m’u organizu ndryshe e m’i hi atje. Se letrat tash flasin kush, çka çka osht, kush o drejtor, çka o drejtor, po atje situata shef… duhet me fol mirë, s’osht naj situatë që munet, që munet njeri me gzu.

Grabovci: Ëhë… A ka shku, ka jonë ata?

X: Nesër, nesër.

Grabovci: N’sa e kanë?

X: Nesër e kanë me kta, me, me Adrin, nesër, nëse gjen kohë paradite…

Grabovci: Hajt, shihem shihem paradite. Ma bo ni telefon e shihum paradite.

X: Hajde shef.

Grabovci: Okej.

X: Faleminderit shumë. T’fala./Insajderi/

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike)