DPA:Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit i dha fund dhunës mes shumicës sllavo-ortodokse dhe pakicës shqiptare myslimanë

14.08.2016 17:15:51

15 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit nuk ka kaluar pa u përmendur edhe te mediat ndërkombëtare, ku agjencia e lajmeve gjermane Deutsche Presse Agentur (DPA) ka shkruar: Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit përpara 15 viteve i dha fund dhunës mes shumicës sllavo-ortodokse dhe pakicës shqiptare myslimanë që kërkonin ndarjen nga Maqedonia dhe unionin e tyre me Kosovën”.

15 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit (13 gusht 2001), rezultati i saj shikohet me sy ndryshe nga partitë kryesore në vend. Por zyrtarisht ajo pritej të sjellë më shumë të drejta për shqiptarët që përbëjnë rreth 30 për qind të popullatës vendase. Këtë vit festimi i saj kaloi në heshtje pas vërshimeve në Shkup me pasojë vdekjen e 22 personave, thuhet mes tjerash në analizën e DPA.