Dr. Fauci: Është ‘mjaft e qartë se SHBA nuk po shkon në drejtimin e duhur’ për të kontrolluar përhapjen e coronavirusit

04.07.2020 18:34:42

Eksperti më i mirë i sëmundjeve infektive tha të enjten se SHBA nuk është duke shkuar në drejtim pozitiv kur bëhet fjalë për kontrollin e pandemisë së coronavirusit.

“Unë mendoj se është mjaft e qartë që ne nuk po shkojmë në drejtimin e duhur”, ka thënë Dr. Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, shkruan Business Insider.

Fauci pastaj iu referua debatit të ndezur që po zhvillohej midis Demokratëve dhe Republikanëve nëse shtetet e SHBA-së duhet të bëjnë “pauzë ose të vazhdojnë të ecin përpara me rihapjen e planeve në mes të një rritje të pandërprerë të infeksioneve”.

Fauci gjithashtu tha se hulumtimet sugjerojnë se virusi tani është më infektiv sesa ishte më parë, por jo domosdoshmërisht i bën njerëzit më të sëmurë.

Ndryshe, vetëm të Premten, SHBA raportoi 51.842 raste të reja, duke e bërë atë ditën e tretë radhazi që vendi raportoi më shumë se 50,000 infeksione të reja.

Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli coronavirusin një pandemi në mars.

SHBA ka raportuar gjithsej 2.795.437 raste të sëmundjes dhe 129.438 vdekje.

Vendi pësoi një rënie graduale në raste të reja pasi çdo shtet vendosi një formë të “mandatit në distancë sociale ose mbylli bizneset për të frenuar përhapjen e shpejtë të virusit”.

Por numri i rasteve të reja filloi të rritet përsëri pasi shumë shtete vendosën të fillojnë rihapjen më herët sesa rekomandohej.

Udhëzimet e Shtëpisë së Bardhë thanë që shtetet duhet të shohin ose një ulje dy-javore në raste të reja ose një rënie dy javore në pjesën e tyre të testeve të coronavirusit pozitiv para rihapjes.

Por sipas The New York Times, 18 nga 30 shtetet që filluan rihapjen që nga 7 maji ishin akoma duke parë një ngritje ditore në raste të reja, ndërsa nëntë nga 30 shtetet nuk kishin një rënie në pjesën e tyre të testeve pozitive.