Dr. Ibrahim Rugova vazhdues i hullisë Bogdaniane-Fati i popullit tim është fati im

02.02.2019 01:03:55

 
Shkruan : Pal Canaj 

Filozofi francez Zhan Pol Sartri thoshtë në një sentencë të tij :” njeriu eshtë i dënuar të jetë i lirë”. Në parim filozofja e rezistencës rugoviane mbart në vete të vetmin parim, rrugën pa alternativë drejtë lirisë së Kosovës dhe popullit shqiptar, ndaj pushtuesve serb.

Ibrahim Rugova si projektues i vlerave më sublime për liri, demokraci dhe shtetësi të Kosovës mbështetej në bazamente të themelta të traditës shqiptare, në vlera perëndimore dhe në vizionet e Rilindjes Kombëtare. Nga tradita e tij familjare, duke filluar që nga breznitë e mëhershme deri tek i ati, kishte të trashëguar ndjenjën e atdhedashurisë dhe përkushtimin për liri, deri në vetëmohim.

Nga ideologu dhe filozofi Pjetër Bogdani mbështeste fuqishëm parimin e tij:” fati popullit tim eshtë fati im”. Si dukej më dashje apo pahetueshëm nga rrethanat e kohës ky parim i ishte bërë si moto dhe realitet i jetës se tij. Prej kulturës parisienë ku dhe ishte specializuar për letërsi kishte absorbuar mençurin prej një filozofi më vizione pothuaj profetike. Në sensibilizimin e çështjes së Kosovës orientohej me plot mençuri , “ në mot të lig, tek miku i mire “, pra tek Aleatet Perëndimorë.

Si gjurmues i majave të vlerave, të gjitha këto cilësi më takt dhe maturi diti që t’i sintetizoi në projeksionin e madhe drejt lirisë dhe themeleve demokratike të shtetësisë së Kosovës.
Thuhet së personalitetet e mëdha historike karakterizohen përmes tri fazave, faza e lavdisë, ajo e kritikes, dhe e rivlerësimit. Ato figura që qëndrojnë me dinjitet nëpër këto tri faza janë figura më cilësi të rralla që mbeten në përjetësinë e mbamendjes së breznive. I tillë ishte Dr. Ibrahim Rugova Presidenti historik i Kosovës, i cili mbetet një prej figurave të rralla kombëtare dhe shtetërore, gjithsesi i lartësuar në hierarkinë e vlerave universale.