Dredhitë shkinishte të opozitës

21.10.2016 19:00:45

Nga Rexhep Kastrati

Kur u krijua bindja se partitë opozitare kanë filluar të reflektojnë lidhur me natyrën e veprimeve të njëra-tjetrës dhe për pasojë edhe të sillen në mënyrë të përgjegjshme, ishin ato vetë që u kujdesën të na e prishin këtë bindje. Në mbledhjen e sotme, në të cilën do të duhej të harmonizohej një tekst deklarate e grupeve kuvendore lidhur me liberalimin e vizave, partitë opozitare u munduan ta devijojnë thelbin dhe natyrën e e tekstit të deklaratës. Ato u munduan që tesktin qo të do shprehte qëndrimin e përbashkët për librerlaizimin e vizave, ta kthejnë në një tekstmarrëveshjeje për anulimin e procesit të demarkacionit. Dhe këto dredhi që u bazuan mbi vullnetin e Qeverisë dhe të grupeve kuvendore të shumicës për të harmonizuar qëndrimet për liberalizimin e vizave, janë të njëjta me dredhitë shkinishte. Ndonëse, Tanja Fajon ka deklaruar se një deklaratë e tillë nuk mund të ndikojë në liberalizimin e vizave pa u miratuar demarkacioni, megjithatë ishte ideja që Brukselit t’i paraqitej me shkrim vullneti i Kuvendit të Kosovës dhe i institucioneve tjera të Kosovës për këtë çështje. Përjekja e partive opozitare për të kontrabanduar një version teksti krejt të kundërt, që jo vetëm nuk ka të bëjë me çështjen, por e fundos atë. Është kështu se t’i dërgosh Brukselit deklaratë me të cilën i thua jo se nuk do të plotësohet kushti për liberalizim, por procesi do të përmbyset fare, do të thotë t’i thuash se rruga e Kosovës dhe e BE-së kanë kahje të kundërta. Për dallim nga politikanët idiotë dhe me mendësi të lagjet, e për më tepër edhe të përfshirë në skenarë serbo-rusë për destabilizimin e Kosovës, BE është shumë e qartë dhe e prerë: miratoni demarkacionin, pastaj vizat. Dhe interesi i Kosovës e i qytetarëve të saj është që proceset të mos kenë ngecje, që raportet me BE-në dhe me aleatët tjerë të mos cenohen, por të forcohen gjithnjë e më shumë, e jo dredhitë shkinishte të partive opozitare.