Drejt një etape të re? Erdogan kërkon të vizitojë Athinën

21.06.2017 11:47:10

Pas shumë kohëve tensione dhe përplasje, Ankaraja zyrtare ka ndërmarrë iniciativën diplomatike me Greqinë.

 

Mediat greke raportojnë se kryeministri turk, Binali Yildirim ka përcjellë ndaj presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos, kërkesën e presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për një vizitë në Greqi.

Sipas mediave, përcjell Dita, Pavlopoulos ka pranuar kërkesën duke marrë nga Yildirim edhe konsideratat turke për vizitën e tij të fundit në Stamboll, e para e një presidenti grek në 65 vjet.

“Ka shumë çështje për të cilat ne kemi qasje të njëjtë”, u shprehën të dy politikanët, duke theksuar se këto pika të përbashkëta shërbejnë për ndërtimin e marrëdhënieve të reja.

Vizita ka rëndësi pasi ajo pason disa deklarata të forta të Erdogan, mes të cilave di veçuar ajo për mosnjohjen e Traktatit të Lozanës, ndërkohë që Athina zyrtare është përfshirë në një strukturë rajonale bashkëpunimi ekonomiko-strategjik me Izraeli dhe Qipron.