Drejtësi për Astritin do të thotë të zbardhet plotësisht e vërteta: Albin pse po të pengon e vërteta?

14.11.2016 12:15:29

Nga Rexhep Kastrati

Kur Vehbi Kashtanjeva gati para një jave tha se nuk i kujtohej të kishte pasur kërkesa nga sekta okulte e Albinit për ta vizituar Astritin në burg, e së këndejmi nuk i kujtohej të ketë dhënë leje për ato vizita, gjithkush ka mundur të ketë të qartë se diçka nuk shkonte në deklarimin e tij. Gjykatësi i procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva nuk ka mundur të mos kujtohet për kërkesat edhe për faktin se ka qenë përsoni zyrtar kompetent për këtë çështje, edhe për faktin se Astriti nuk ka qenë person i arrestuar në rutinën  e përditshmërisë, por edhe për shkak se ekziston një regjistër në të cilin mbahen shënim aktivitet dhe vendimet e marra. Pra, Vehbi Kashatanjeva nuk ka mundur të mos e dinte se a ka pasur apo jo kërkesa nga sekta okulte e Albinit për ta vizituar Astritin në burg. Përgjigjia e tij që as nuk ka pohuar, por as nuk ka mohuar, por thjesht nuk i është kujtuar, në fakt, është një përgjigje që shpreh më shumë se gjithçka trysnitë e ndryshme që ka mundur të ketë. Dhe këto trysni mund të kenë ardhur nga sekta okulte e Albinit, sepse edhe vetë kjo sektë kishte mohuar vizitat me leje të bëra te Astriti në burg. Pra, sekta okulte e Albinit ka qenë e interesuar që të mos merren vesh vizitat që ia kanë bërë Astritit në burg. Madje edhe familja e Astritit ka heshtur përballë këtij fakti. Dhe që këtu ka një hile të madhe nga kjo sektë që e ka shtyrë që këto vizita të mos merreshin vesh. Pra, deklarata e gjykatësit të procedurës paraprake, Vehbi Kashtanjeva është në të njëjtën linjë me qëndrimin e sektës okulte të Albinit për të mos bërë publike vizitat e komisarëve të saj tek Astriti në burg. Në këtë rast, a ka qenë i shitur, apo i kërcënuar gjykatësi Kashtanjeva për të mos thënë të vërtetën për kërkesat dhe për lejet e dhëna nga ai për vizitat në fjalë? Por a mund të jetë ai i vetmi që mund të jetë shitur apo i kërcënuar për të mos thënë të vërtetën? Duke marrë parasysh kërcënimet që më bëhen mua vazhdimisht qoftë publikisht, qoftë edhe jopublikisht, mund të them se nuk mund të jetë i vetmi Vehbi Kashtanjeva që mund të jetë shitur apo të jetë kërcënuar. Dhe qëllimi i të gjithë këtyre është që të krijohet alibi për sektën okulte të Albinit që të mos dalë e implikuar në vdekjen e Astritit.

Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe angazhimin e disa portaleve për të përgënjeshtruar informacionet e dhëna vetë një javë më parë, duke e komprometuar veten edhe më keq dhe duke e vënë veten në shërbim të dëmtimit të drejtësisë dhe të të vërtetës. Edhe pse këto përpjekje janë të kota, megjithatë vetë ky angazhim është për keqardhje dhe tregon se në çfarë mjerimi profesional dhe moral janë ato. Dhe nuk ka asnjë alibi që mund të pastrojë sektën okulte të Albinit nga përgjegjësia për vdekjen e Astritit. Nëse kjo sektë nuk ka përgjegjësi, pse duhej të rrente lidhur me vizitat e bëra Astritit në burg? Pse komisarët e Albinit duhej të mbikëqyrnin takimet e Astritit me prindërit e tij? Pse kjo sektë rrejti zyrtarisht për keqtrajtimin psiologjik të Atdhe Arifit? Pse sekta okulte e Albinit kërkoi që të ndërpriten hetimet për zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit kur as Tomë Gashi dhe as vetë ajo sektë nuk kshin asnjë vërejtje lidhur me procedurat dhe vetë ekspertizën e kryer nga ekipi i ekspetëve në prani të përfaqësuesve profesionalë dhe ligjorë të familjes dhe të vetë sektës okulte të Albinit? Apo kjo sektë është duke e menduar mënyrën e arsyetimit të gjithë këtyre? Të gjitha këto dhe të tjera dëshmojnë për mosbesimin që sekta okulte e Albinit kishte te Astriti sa të mos kishte besim që ai të takohej vetëm për vetëm me prindërit e tij. Po ashtu dëshmojnë për panikun që e ka kapur këtë sektë nga mundësia e zbardhjes së përgjegjësive të saj lidhur me vdekjen e Astritit. Dhe të gjitha këto dhe të tjera janë publike, prandaj, në çdo rrethanë është e pamundur që të përgënjeshtrohen, si dhe të tjera që mund të zbulohen në ndërkohë, e të cilat e implikojnë fort sektën okulte të Albinit në vdekjen e Astritit. Dhe portalet në vend se të bëjnë marrëzira dhe të angazhohen paturpësisht të përgënjeshtrojnë dështueshëm ato që vetë i kanë bërë publike para një jave e më shumë, do të duhej të angazhoheshin sinqerisht, profesionalisht dhe qytetarisht për të ndihmuar zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit. Astriti nuk kthehet në jetë, por ajo që mund të bëhet për të është të zbardhet e vërteta e plotë, dhe duke u zbardhur kjo e vërtetë, do të mund të zbardhet edhe e vërteta për vdekjen e Arbnorit, i cili nuk ishte në burg. Si publikuese të lajmeve, dhe si krijuese të opinionit, portalet dhe mediet kanë përgjegjësi profesionale dhe morale që të thonë të vërtetën, ose nëse nuk guxojnë ta thonë të vërtetën, të mos përpiqen marrëzisht dhe budallakisht të përgënjeshtrojnë të papërgënjeshtrueshmet. Siç kam thënë vazhdimisht, është sekta okulte e Albinit ajo që është e interesuar të mos zbardhet e vërteta, dhe po të mos ishte e implikuar në çfarëdo mënyre, në vdekjen e Astritit, nuk do të provonte të fshihte vizitat te Astriti, as mbikëqyrjen e takimeve të Astritit me prindërit e tij. Po ashtu, po të mos ishte e implikuar në çfarëdo mënyre sekta okulte e Albinit, nuk do ta kish humbur fare torruan Albini sa të bënte dallime ndërmjet vdekjeve të të paraburgosurve dhe të burgosurve, përkatësisht të legjitimonte vdekjet e këtyre të fundit. Dhe këtë, Albini e ka bërë për shkak se është në gjendje të rënduar sociopatike, ngaqë është zbuluar përgjegjësia e tij dhe e sektës së tij në vdekjen e Astritit dhe nuk ka bir nëne që mund të krijojë alibira për të. Dhe kjo nuk mund të ndodhë pavarësisht trysnive të ndryshme politike, pse jo edhe me kërcënime dhe shantazhe të ndryshme të sektës okulte të Albinit, dhe përpjekjeve që me anë të procedurave dhe në forma të tjera të bllokohet zbardhja e të vërtetës për vdekjen e Astritit.