Drejtësi për Astritin kërkohet edhe në Londër

03.12.2016 19:28:41

Vdekja e Astrit Deharit ka prekur edhe shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Disa prej tyre sot kanë protestuar para Ambasadës së Kosovës në Londër. Me parulla në dorë edhe protestuesit atje kanë kërkuar “Drejtësi për Astritin”, njofton Klan Kosova.

Madje një parull ku shkruan “Justice” (Drejtësi) ata e  kanë vendosur edhe në hyrje të ambasadës.