Drejtoresha e fondacionit “Besa” që mashtroi me kredi, kërkon lirimin nga burgu

03.09.2019 17:04:21

U arrestuan nën operacionin e koduar “kredia” me akuzën e abuzimit dhe vjedhjes së 3.5 milion eurove, kërkojnë lirinë nga Gjykata e Apelit. Albana Imami, Lertina Kakni, Matilda Domi, Mihal Hanxhari, Orkida Driz dhe Esmeralda Vaso kërkojnë ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Pritet që nesër në apelin e Tiranës të zhvillohen masat për Albana Imamin ish drejtoreshën e filialit të fondit “Besa” dhe bashkëpunëtorëve të saj në këtë skemë piramidale. Vendimi për Imamin dhe 6 personat e tjerë do të jepet nga gjyqtarja Albana Lluri.

Në skemën e kredive fiktive deri më tani rezultojnë 160 të tilla, ndërsa për të shlyer detyrimet ndaj kompanisë drejtoresha Albana Imami e cila prej 15 vitesh ishte pjesë e fondit Besa kish nisur dhe skemën e piramidave duke marrë para me % në hua jashtë sistemit bankar.