Drejtori i CIA-s: Trumpi nuk e kupton Rusinë

15.01.2017 18:45:27

Drejtori në largim i CIA-s, John Brennan, thotë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk e kupton Rusinë, dhe ka dënuar mënyrën e tij të komunikimit, përfshirë atë përmes rrjetit social Twitter.

Brennan e ka cilësuar si të ‘egër’ krahasimin që bëri Trump për komunitetin e inteligjencës amerikane me atë të Gjermanisë naziste.

“Spontaniteti nuk është diçka që mbron interesat e sigurisë kombëtare”, tha Brennan, për Sky News. “Dhe, kështu, pra kur flet ose kur reagon, le të sigurohemi që e ka kuptuar të paktën se implikimet dhe ndikimi në Shtetet e Bashkuara mund të jetë i thellë”.

Trump ka shprehur hapur admirimin për Vladimir Putinin. Ai ka lënë të kuptohet se mund t’i heq sanksionet e vëna ndaj Rusisë për sulmet e supozuara kibernetike, nëse Moska ndihmon për të luftuar grupet xhihadiste, transmeton KosovaPress.